Grupi Parlamentar i PD-së ka nisur këtë mëngjes mbledhjen në selinë blu. Mbledhja po drejtohet nga kryetari i komanduar i së djathtës, Enkelejd Alibeaj.
Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar sërish deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.
Por, sipas kryetar të komanduar të PD-së, këto janë vendime të marra nga organi i partisë, që nuk mund të zhbëhen nga ai.
Debati ka vazhduar me akuza nga Sali Berisha, që e cilëson Alibeajn, si të përzgjedhurin e Taulant Ballës dhe jo të Grupit Parlamentar.
Në mbledhje, vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Mungojnë po ashtu dpeutetët Grida Duma, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Flutura Açka, Helidon Bushati, Alfred Rrushaj, Elda Hoti, Emilja Koliqi, Fation Veizaj, Fedinand Xhaferraj, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Sorina Koti.