Alec Baldwin i është falënderues familjes së tij që e mbajtën gjallë gjatë vitit të kaluar, pas të shtënave aksidentale në xhirimet e filmit “Rust” në tetor të vitit 2021.
Aktori 64-vjeçar – i cili mirëpriti fëmijën e tij të shtatë me Hilaria Baldwin javën e kaluar – foli përciptazi për tragjedinë në një postim në Instagram të hënën.
“Zemra ime është thyer një mijë herë këtë vit. Dhe gjërat në jetën time mund të mos jenë kurrë njësoj”, ka shkruar Alec në mbishkrimin e postimit. “Shumë ndryshime vijnë. Por familja ime më ka mbajtur gjallë. Ata janë arsyeja ime për të jetuar. Dhe @hilariabaldwin gjithashtu,” vazhdoi ai, duke iu referuar me sa duket lajmit se mund të përballet me akuza penale për të shtënat.
Postimi i Alec përmbante disa fotografi të fëmijëve të tij të vegjël, duke përfshirë Carmen, 9 vjeç, Rafael, 7, Leonardo, 5, Romeo, 4, Eduardo, 2 dhe Lucia, 1 vjeç.