“Nëse nis lufta do të vij në Shqipëri”.
Kjo ishte ajo çfarë Alban Cali deklaroi nga Kievi më 8 Shkurt 2022. Albani është ndër të paktët shqiptarë që prej disa vitesh jetonte në Kiev me bashkëshorten dhe vajzën. Me një zë të dridhur në një komunikim zanor dërguar gazetarit të Muhamed Veliu, ai tregon se mundi të shpëtojë nga ferri i shkaktuar nga agresioni rus në Kiev, në një kryeqytet të Europës, prej tre ditësh nën darën e një lufte shkatërrimtare.
“Arrita të kaloj në një vend europian në kufi me Ukrainën. Jam në këtu tani dhe po shkoj drejt kryeqytetit të këtij vendi. Gjithçka mirë”
, thotë Albani.
I pyetur nga se çfarë situate la në Kiev, Albani thotë:
“Sinqerisht atje po bëhet nami. Çfarë kam të njohur shokë e të gjithë të tjerët janë mobilizuar. Civilët me Molotov. Është komplet kaos dhe humbje ma masë jete pasi civilët nuk dinë shumë mirë të përdorin armët. Kështu mund të ketë të plagosur mes njëri-tjetrit. Është një kaos I vërtetë por Ukraina nuk do të dorëzohet. Nëse ushtria do të dorëzohet atëherë do të ketë luftë partizane me humbje jashtëzakonisht jetësh. Janë të gjithë të vendosur ti shkojnë deri në fund”.
Sulmi ndaj Kievit tregon Albani është mirë-përgatitur prej kohësh.
“Ky plan ka qenë shumë mirë i organizuar. Ata (rusët) kanë patur 10.000 deri 20.000 persona të lokalizuar në Kiev që janë marrë gjatë gjithë kësaj kohe duke koordinuar forcat ruse që të ulen me parashuta në objektet ku duhet të ulen pasi kanë bërë shenja në tarracat e pallateve, duke vjedhur apartamentet e duke krijuar kaos”.
Ndërkohë mëson se tre shtetas të tjerë shqiptarë që jetonin në Ukrainë, kanë mundur të mbërrin në Poloni.