Liverpool dhe Manchester United kanë një rivalitet të madh dhe urrejtja mes dy kubeve më të mëdha angleze nuk mbaron kurrë. Duelet e tyre janë gjithmonë të zjarrta, spektakolare dhe plot tension. Akuzat dhe polemikat nuk mungojnë kurrë.
Jamie Carragher është një emër i dashur për tifozët e “The Reds”. Ish-qendërmbrojtësi e kaloi gjithë karrierën e tij në “Anfield”, aty ku luajti plot 17 sezone. Në prononcimin e fundit ka akuzuar ashpër rivalët e përjetshëm dhe deklarata e tij ka acaruar tifozët e “Djajve të Kuq”.
“A mendon që United ka rënë prej faktit që nuk është më Alex Ferguson që proteston te arbitrat?”, ka pyetur 42-vjeçari Gary Neville, ish-lojtarin e United. Diçka e tillë u mor si një shaka, por Carragher foli prerë në bisedën e sjellë nga The Sun: “Jam totalisht serioz”. Neville reagoi menjëherë, duke mohuar diçka të tillë.
“Unë mendoj se kjo është shpifje. Ju po akuzoni që United ka fituar kampionate përmes ndikimit ose blerjes së gjyqtarëve”. Carragher i dha fund kësaj teme, duke zbuluar mesazhin e marrë nga një prej shefave të emisionit, i cili i kishte shkruar që të tregohej më i kujdesshëm në deklarata. Me siguri mund të jetë një tifoz i thekur i Manchester United.