Akuzon

0
Gjigandi

FA ka ngritur akuzë kundër yllit të kombëtares së Anglisë, Kieran Trippier.

Lojtari i kombëtares së Anglisë, Kieran Trippier, është akuzuar nga FA për shkeljen e rregullave të basteve, bën të ditur ‘Sky Sports News’.

Akuzat kanë të bëjnë me pretendimet e basteve rreth transferimit të Trippier nga Tottenham tek Atletico Madrid, në korrik të vitit 2019.

“Kieran Trippier është akuzuar për sjellje të gabuar në lidhje me shkelje të pretenduara të Rregullave të Basteve të FA, veçanërisht në lidhje me rregulloren E8 (1) (a) (ii) dhe Rregulloren E8 (1) (b) , gjatë periudhës korrik 2019. Ai ka kohë deri më 18 maj 2020 për të dhënë një përgjigje”, thuhet në një deklaratë të FA.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i lojtarit të Atletico Madrid dhe kombëtares së Anglisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu