Aktivistja shqiptare e LGBTI+, Xheni Karaj është fituesja e çmimit ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të organizatës ‘Civil Rights Defenders’ me bazë në Suedi.
Karaj është cilësuar nga Bordi i Drejtorëve si një aktivistet më guximtare e LGBTI+, me një qëndresë këmbëngulëse për të drejtën e çdo individi për të pasur orientimin e tij seksual apo identitet gjinor.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Karaj foli për emocionet e përjetuara dhge sfidat që ka hasur përgjatë këtyre viteve.
“Këto 13 vite aktivizmi edhe pse plot sfida kanë qënë më të bukurit për mua. Deri në moshën 21 vjeçare mendoja që në këtë botë nuk kishte vend për njerëz si unë. Kur fillova aktivizmin në moshën 21 vjeçare kuptova forcën transformuese që mund të ketë një grup i vogël njerëzish që edhe pse pa privilegjet e shumicës kishin aftësinë të ëndërronin dhe luftonin për të fituar lirinë dhe të drejtat e tyre,”
deklaroi Karaj pas marrjes së çmimeve, e cila e ndau këtë çmim me aktivistin, Frank Mugisha nga Uganda.