Aktivistet në solidaritet me 20-vjeçaren në Librazhd: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj saj!

0
Aktivistet në solidaritet me 20-vjeçaren në Librazhd: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj saj!
Gjigandi

Aktiviste të shoqërisë civile janë mbledhur ne qendër të Bashkisë së Librazhdit për të protestuar në lidhje me shkeljen e të drejtave të 20-vjecares që u shfaq në videon e tradhtisë.

Video e vajzës qarkulloi në mediat sociale fillimisht dhe më pas u publikua edhe në disa media, duke shkaktuar një valë reagimet për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ndërkohë, aktivistet para bashkisë së Librazhdit ditën e sotme dënuan dhunën e ushtruar ndaj saj dhe theksuar se janë në solidaritet me të.

“Një grua e re u dhunua dhe u filmua në një çast intim. Sikur të mos mjaftonte kjo, u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht. Pamjet iu dërguan mediat që e përdorën për klikime. Ne jemi mbledhur këtu për të shprehur solidaritetin me vajzën, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Dhuna nuk miratohet dhe nuk duhet të nxitet. Në vitin 2022 vajzat dhe gratë akoma konsiderohen si plaçka. Ajo vajza nuk ndjehet më e sigurt.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu