Aksioni i pastrimit, Rama: T’I japim fund kësaj marrëzie që të vret syrin dhe të dëmton shëndetin.

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në lidhje me Planin e Pastrimit Kombëtar. Ai ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar pamje nga aksioni në disa qytete të vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin✋
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu