Një aksident me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari ka ndodhur në Shkallnur të Durrësit.
Policia bën me dije se i riu ka humbur drejtimin e mjetit dhe është aksidentuar, si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv