Aksidenti ne tunel, Elton Macolli dyshohet se pesoi infarkt ne timon – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Dalin pamjet e aksidentit fatal të vëllait të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në tunelin e Krrabës. Elton Maçelli udhëtonte me shpejtësi të lartë rreth 140 km/h, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që 37-vjeçari të ketë pësuar infarkt ose të ketë qenë në gjumë. Këto janë çastet e fundit të udhëtimit me automjet të 37-vjeçarit Elton Maçolli. Ai humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, duke u përplasur dhunshëm me një kamion rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan. Siç duket edhe në videoMaçolli qarkullonte me shpejtësi tepër të lartë. Specialistët e qarkullimit rrugor pohojnë se 37-vjeçari udhëtonte me mbi 140 km/h duke humbur drejtimin e mjetit tip “Seat”. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Elton Maçolli të këtë qenë në gjumë, ose të këtë pësuar infarkt pasi i riu nuk kryen asnjë manovrim për të frenuar apo për t’i shpëtuar përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë. Mjeti ishte me benzinë dhe i përshtatur me impiant gazi. Ai ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pothuajse plotësisht. Identifikimi i 37-vjeçarit u bë një ditë më pas për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga flakët. I riu, është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe punonte si pilot në bazën ajrore të Farkës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu