Forcat zjarrfikëse kanë mundur që të nxjerrin shoferin e një furgoni që kishte mbetur i bllokuar në automjet pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës sotme pranë fshatit Devren në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe së bashku me 2 të plagosurit e tjerë janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar. Aksidenti ndodhi rreth një orë më parë kur një fuoristradë u përplas me një furgon mallrash.