Një automjet me dy persona ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kolon betoni në Radhimë.
Dy qytetarët e plagosur janë nxjerrë nga makina në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë shoqëruar në ambientet e spitalit.
Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.