Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.
Aty janë përfshirë dy makina, një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip fuoristradë, fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë, por nuk përjashtohet edhe humbja e kontrollit e njërit prej drejtuesve të automjeteve.