Aksident me vdekje në Fier/ Identifikohet viktima dhe i plagosuri

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Mësohet se automjeti tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë drejtuesi ka humbur jetën dhe është plagosur pasagjeri.

Viktima është Qemal Kamberaj, ndërsa i plagosur Asllan Kajo.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

RonaTyra

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu