Aksident me vdekje në Elbasan-Peqin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

0
Gjigandi

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper.

Viktima, sipas Policisë është ende i pa identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

RonaTyra

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu