Aksident me vdekje në Belsh, arrestohet shoferi që përplasi motorin

0
104
Gjigandi

 

Është arrestuar shoferi i makinës, që përplasi për vdekje një 15-vjeçar që po lëvizte me motor. Aksidenti tragjik  ndodhi ditën e djeshme, 20 qershor.

Sakaq, shtetasi me iniciale T. N., 34 vjeç është arrestuar për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu