Airbnb do të largohet nga Kina

0
Airbnb do të largohet nga Kina
Gjigandi

Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me koronavirus, nënkupton se masat izoluese janë duke vazhduar.

Të gjitha kërkesat për shtëpi në këtë shtet do të largohen nga faqja e kompanisë deri në verë, ka thënë një burim i transmetuesit britanik, BBC.

Qëndrimet brenda Kinës kanë përberë vetëm 1 për qind të të hyrave të kompanisë në vitet e fundit.

Airbnb pritet të fokusohet tani te banorët kinezë që udhëtojnë jashtë shtetit.

Para pandemisë, numri i kinezëve që kanë udhëtuar jashtë shtetit është trefishuar në më pak se një dekadë, duke arritur në 155 milionë udhëtime më 2019, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror.

RonaTyra

Mirëpo prej vitit 2020, Kina ka zbatuar disa prej kufizimeve më të ashpra për koronavirus, duke e bërë udhëtimin brenda dhe jashtë shtetit, jashtëzakonisht të vështirë.

Airbnb ka zgjeruar biznesin në Kinë më 2016.

Prej atëherë, rreth 25 milionë mysafirë kanë rezervuar qëndrimet e tyre përmes kësaj platforme online.

Megjithatë, burimet e BBC-së kanë thënë se funksionimi i kompanisë në Kinë është vështirësuar edhe para pandemisë.

Shembull, detajet e mysafirëve i janë dërguar Qeverisë kineze në linjë me ligjet lokale dhe rregulloret, si dhe kompania është përballur me konkurrencë të madhe nga platformat kineze që ofrojnë shërbime të njëjta./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu