Agron LLakaj: Vellezerit Veshaj kane nje muaj qe nuk me flasin

0
Gjigandi

Agron Llakaj ishte këtë të Premte në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus. Në datën 8 tetor, nis sezoni i ri i show-ut më të madh të humorit në Shqipëri dhe Agroni si krijuesi i këtij show na tregoi më shumë për risitë e këtij sezoni. Agron Llakaj foli për herë të parë edhe për mungesën e Romeo dhe Donald Veshaj. “Prej momentit që binjakët i nxorëm, i martuam, krijuan një familje të re. Çdokush nga aktorët e Al Pazar mund të ketë endrrën për të krijuar fluturimin e vet. Al- Pazari është një zinxhir, dhe cdo hallkë që largohet nuk e prish rrotullimin e zinxhirit. Personalisht unë kam qenë i lumtur që ata arritën të krijonin një dritare të tyre,” deklaroi Agroni. Por a janë “lëkundur” marrëdhëniet e tyre? Agron Llakaj nuk i kurseu ironitë. “Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë, “ u shpreh Agroni. Agroni theksoi se këtë mesazh mund t’jua kishte thënë edhe çunave por ka një muaj që nuk e kanë telefonuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu