Agjencia Kombëtare e Barnave jep alarmin: Mos përdorni ranitidinë, ka lëndë kancerogjene – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Agjencia Kombëtare e Barnave njofton profesionistët e shëndetit dhe pacientët për një shtim efekti anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive ‘Ranitidinë’ tablete.
Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive ‘Ranitidine’ tablete duke përfshirë këtu edhe barin ‘Zantac’. ‘NDMA’ është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera.

Për momentin ka vetëm këshillim dhe jo bllokim apo tërheqje të barit.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive ‘Ranitidinë’ tablete 150 mg dhe 300 mg.
Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.
Këshillohen pacientet që:
1. Nëse e marrin ‘Ranitidinë’ si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.
2. Nëse e marrin ‘Ranitidinë’ me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.
Profesionistët e shëndetit janë të lutur që të përdorin formularin e raportimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për çdo efekt të padëshiruar që ata mësojnë, lidhur me barin në fjalë, ose dhe barna të tjera, dhe ta dërgojnë atë në adresën:
[email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu