Afganët e strehuar në Shqipëri ngrihen në protestë

0
Afganët e strehuar në Shqipëri ngrihen në protestë
Gjigandi

Një grup shtetasish afganë që janë strehuar në Shqipëri zhvilluan një protestë ditën e mërkurë, më 1 qershor duke kërkuar përshpejtimin e transferimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Disa familje që ndodhen aktualisht në Shën Gjin, një qytet 70 kilometra në veriperëndim të Tiranës, i bënë thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë procesin e transferimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Me pankarta në duar ata thonë se janë harruar nga autoritetet dhe nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre edhe pse kanë kërkuar edhe vetë të ikin nga Shqipëria. Rreth 2400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pas ardhjes në pushtet të talibanëve, dhe iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës.

348 afganë që janë strehuar përkohësisht në një resort në Shëngjin protestuan, pasi administratori i ambienteve ku po qëndrojnë u ka kërkuar që të largohen.

Shkak është bërë mungesa e pagesës nga ana e një prej shoqatave që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri.

RonaTyra

Shtetet a Bashkuara dhe organizatat jo qeveritare ofruan mbështetje financiare për akomodimin e tyre.

Bledar Shima, menaxheri i një resorti në Shëngjin që strehon 350 afganë, tha se prona nuk është paguar për gjashtë muaj. Shima i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërhynte për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Qeveria shqiptare tha në atë kohë se do të strehonte mijëra afganë për të paktën një vit përpara se të transferoheshin përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit, qeveria u zotua t’i mbajë ato për më shumë se një vit nëse vonohen vizat e tyre për në SHBA.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se nëntëqind nga të evakuuarit nga Afganistani mbeten në Shqipëri. Pjesa tjetër janë larguar tashmë për në SHBA dhe Kanada./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu