Qershori nis me temperatura të larta, meteorologët parashikojnë verë të nxehtë

0
Qershori nis me temperatura të larta, meteorologët parashikojnë verë të nxehtë
Gjigandi

Diell dhe temperatura shumë të larta. Kështu parashikohen ditët e para të qershorit, i cili do të nisë duke regjistruar temperature deri në 9 gradë më të larta se tipiket e muajit. Ardhja zyrtarisht e stinës së verës, sipas sinoptikanëve, do të sjellë një valë të nxehti nga Afrika Veriore, e për pasojë temperaturat do të rriten menjëherë me 5 apo 6 gradë.

“Pas së mërkurës, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave duke bërë që maksimumet në orët e mesditës të shkojnë 37 apo 38 gradë në qarkun e Beratit apo të Fierit, që janë shumë më të larta për muajin qershor, gati 9 gradë më të larta”

– thotë Hakil Osmani për Tv Klan.

Vlerat e larta termike pritet të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme.

“Pas ditës së mërkurë, orët me diell do të jenë të shumta, por do të kemi herë pas here edhe kalime vranësirash si pasojë e lagështirës së ajrit duke bërë që temperaturat të ndihen edhe 2-3 gradë më shumë sesa normalja”.

RonaTyra

Sipas sinoptikanëve, valët e të nxehtit janë kryesisht tipike të muajit korrik dhe gusht, megjithatë të tilla u shfaqen edhe në fund të qershorit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu