Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sërish në SPAK këtë të premte.
Ai është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve mbi aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Lidhur me këtë aferë ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Jamambër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha. Për këtë të fundit është caktuar “detyrim paraqitje” dhe moslejimi i daljes së tij jashtë Shqipërisë.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur në SPAK. Ai është marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me aferën për kompleksin Partizani.
p.k\dita