Tentativa vrasjeje, drogë e plagosje të rënda, zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar sot nga policia 

0
Gjigandi

Zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor ‘Sundimi i ligjit’.

Mësohet se, në qarkun e Tiranës janë arrestuar shtetasit: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari.

Ndërkohë në Qarkun Dibër janë arrestuar shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Mërgim Lazri, Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Në Qarkun Durrës janë prangosur të shpallurit në kërkim: Arbër Denizi dhe Shpëtim Sharra.

Në Qarkun e Fierit u arrestua Markos Berberaj.

RonaTyra

Në Qarkun Shkodër u arrestua Kristian Fermosi.

Ndërkohë, në Qarkun Berat u arrestua Andjon Matarangasi.

Në operacion u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu