Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Këtë javë dorëzojmë padi për të gjithë grupin e strukturuar krimi…

0
Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Këtë javë dorëzojmë padi për të gjithë grupin e strukturuar krimi…
Gjigandi

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë me dije se kanë dorëzuar në SPAK 3 padi për 3 inceneratorët në tetorin 2020.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se ‘këtë javë do të prezantojmë raportin e plotë prej 120 faqesh dhe një padi për të gjithë grupin e strukturuar kriminal’.

Ajo shprehet e bindur se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj afere pa asnjë hezitim dhe pa asnjë mëdyshje.

Kemi dorëzuar 3 padi për 3 inceneratorët në tetorin 2020 në SPAK. Përkatësisht inceneratorin e Elbasanit, inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës!

RonaTyra

Gjatë javës që po përgatitej raporti përfundimtar si Parti Demokratike kemi dorëzuar edhe 7 kallëzime të tjera penale për titullarët e institucioneve; Erion Veliaj, Alqi Bllako, Armando Subashi, Emiriana Sako, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj. Këtë javë do të prezantojmë raportin e plotë prej 120 faqesh dhe një padi për të gjithë grupin e strukturuar kriminal që u mbështet tek vota për t’iu shmangur drejtësisë.

Drejtësia duhet të vendoset sepse të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit! Koha të shohim zbatimin e saj për të gjithë qytetarët! PD do t’i shkojë deri në fund kësaj afere pa asnjë hezitim dhe pa asnjë mëdyshje

“, shkruan Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu