Abuzimet me shitjet e karburanteve, Konfindustria: Pasoja të rënda! Kosto me dhjetëra milion në vit për qytetarët

0
Gjigandi

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shitjen e karburanteve në vend.

Përmes një reagimi një reagimi në faqen zyrtare, Konfindustria bën me dije se abuzimet me volumet e tregtuara janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregtimin e gazit të lëngshëm. Sakaq shton se pasoja të rënda po i shkaktohen buxhetit të shtetit, pasi 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

Reagimi i plotë:

Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve.

RonaTyra

Abuzimet me volumet e tregtuara janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregtimin e gazit të lëngshëm. Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Duke pasur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu