Abuzimet me çmimet/ Deputetët e PS do zbresin në terren për verifikime në krah të Ministrave

0
Abuzimet me çmimet/ Deputetët e PS do zbresin në terren për verifikime në krah të Ministrave
Gjigandi

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri të ditur se deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet duke qënë në krah të ministrave të kabinetit.

Ishte vëtë Balla që e konfirmoi këtë lajm gjatë komunikimit me gazetarët pas mbledhjes se Grupit Socialist ku ne fokus ishte zbatimi me rigorizitet ne terren i Paketes se Rezistences Sociale qe u miratua nga qeveria pak dite me pare per te perballuar situaten per 3 muajt ne vazhdim.

Deputetet e PS do ti bashkohen kolegëve ministrave në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë.

Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj luft të zbatohen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu