Abilekaj: Heqja e koalicioneve i shërben PS-së; Murrizi: Nuk më plas fare për PS-në

0
Gjigandi

Në Open në Top Channel po diskutohet për sistemin zgjedhor. Kujt i interesojnë listat e hapura dhe mos pasja koalicioneve paraprake. Duke folur për këtë temë u zhvillua një debat i fortë mes gazetarit Enton Abilekaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

Debati nisi kur Abilekaj tha se mos pasja e koalicioneve i shërben Edi Ramës. Kjo deklaratë u kundërshtua nga Murrizi.
Pjesë nga debati:
Abilekaj: Heqja e koalicioneve nuk është në favorin tuaj.
Murrizi: Enton, në mënyrë indirekte listat e hapura nuk lejojnë koalicione.
Abilekaj: Edhe në Kosovë ka lista të hapura por koalicione bëhen.
Murrizi: Dështoi Shpend Ahmeti që kishte koalicon me Ramush Haradinaj.
Abilekaj: Heqja e koalicioneve parazgjedhore i shërben Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Murrizi: Nuk më plas mua për Partinë Socialiste.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu