A ka hetim për “Pati Travel”?/ Hesht Policia e Shtetit dhe Krimi ekonomik, mediat bëhen bashkë, denoncojnë kompaninë

0
Gjigandi

Faktet dhe provat që Abc24.al ka sjellë, janë dëshmi e një ish-punonjësi të kompanisë “Pati Travel”, të cilat redaksia i ka disponuar prej datës 10 qershor më pas të publikuara më 29.06.2022.

Detajet e treguara janë tronditëse.

Duke filluar që me abuzimin e orëve të punës së shoferëve, duke vijuar me çmimet stratosferike të biletës gjatë periudhës së lock-doën e deri te kontrabandimi i milionave paund dhe euro drejt vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Autobusi, me targë AA633XJ, i kompanisë “Pati Travel”, i cili, në datën 25.8.2021, ishte është kapur nga organet ligjzbatuese të Serbisë, në pikën kufitare të Horgoshit, me një sasi prej 100.000 euro cash, që po vinin për në Shqipëri nga Belgjika, ka ngelur një ngjarje e izoluar. Nuk ka informacion nëse ka pasur një komunikim midis Policisë serbe dhe asaj shqiptare për t’i vënë në dijeni se një kompani shqiptare po bashkëpunon me krimin e organizuar.

Pas denoncimit të publikuar nga Iliridium Media Grup për kompaninë “Pati Travel”, edhe mediat e tjera në vend janë bashkuar, duke publikuar shkrime rreth këtij krimi, që po ndodh nën hundën e shtetit.

RonaTyra

Trysnia mediatik duhet të vazhdojë të funksionojë në formën e “presionit” pozitiv ndaj Policisë dhe Departamentit të Hetimit dhe Krimit ekonomik, që këto hallka të  bëjnë punën që populli i paguan me lekët e djersës dhe punës së ndershme.

Por, duke vendosur në pikëpyetje bashkëpunimin e Policisë serbe dhe shqiptare, Iliridium Media Grup, 10 ditë më parë, në rrugë zyrtare, i ka kërkuar Departamentit  të Hetimit të Krimit ekonomik  informacione nëse rasti në fjalë është marrë nën hetim nga vendi ynë, nga vendi ynë por deri në publikimin e këtij shkrimi asnjë përgjigje nuk ka ardhur në redaksi.

Kërkesa për informacion e dërguar datë 20.07.2022
Kërkesa për informacion e dërguar datë 20.07.2022

Kjo heshtje e institucioneve  zgjeron edhe më tepër rrethin e të implikuarve dhe rëndon situatën duke ngritur  dyshime se vëllezërit Rexhmati tashmë “mbrohen” nga policia dhe rendi.

Falënderojmë dhe përgëzojmë mediat e tjera që bashkohen për të drejtuar gishtin e akuzën ndaj kësaj skeme të kalimit të parave të padeklaruara në vend, pa u hyrë gjemb në këmbë, madje edhe kur media bën punën e Policisë dhe identifikon rastet, përsëri institucionet heshtin dhe kthehen në krahun tjetër.

Qëndrojmë në pritje që institucionet të reflektojnë…

Autobusi me targë AA633XJ, që u ndalua në Serbi, nuk është një rast sporadik.

Nën kamuflimin e një kompanie transporti pasagjerësh, në të vërtetë, Patriot Rexhmati dhe i vëllai, Vullnet Rexhmati, me banim në Londër, e kanë biznes kryesor transportin e shumave të mëdha monetare.

Sipas dëshmisë së ish-punonjësit të “Pati Travel”, në Bruksel, autobusin e merr në dorëzim “njeriu” i vëllezërve Rexhmati. Një lidhje shoqërore dhe farefisnore e tyre.

Ish-pjesëtari i stafit dëshmon se në këta autobusë ka ndarje sekrete për sistemimin e shumave cash të paundit dhe euros, që vijnë në vendin tonë.

Personi i identifikuar me emrin Edison Gjana e dorëzon autobusin te shoferët 10 minuta para udhëtimit. Gjithashtu, është kujdesur që, i maskuar si pasagjer, në autobus të udhëtojë dhe një person i besuar, që të mbajë gjithë kohës në vëzhgim ngarkesën me para.

Autobusët e “Pati Travel” nuk i nënshtrohen kontrollit doganor në Hungari-Serbi-Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Doganierëve të këtyre pikave u jepen thjesht pasaportat e udhëtarëve, “një kafe” për vete dhe kaq. Udhëtimi vijon i qetë.

Në një kohë që kompanitë e transportit tokësor të pasagjerëve njohin krizë për shkak të rritjes së kostove dhe rënies së udhëtarëve, të vetmit që nuk ndiejnë krizë, janë vëllezërit Rexhmati. Patrioti në Tiranë nis autobusët për Bruksel, ndërsa Vullneti në Londër nis furgonët me para, të cilat sillen në Shqipëri, kryesisht, por një pjesë e konsiderueshme e kanë destinacionin në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Miliona paund dhe euro, që janë mbledhur si pasojë e drogës dhe e prostitucionit, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë, vijnë të sigurta në destinacion me autobusët e “Pati Travel”./Abc24.AL

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu