A është Rusia kumbare e “Open Ballkan”? Ja se si përgjigjet Rama

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në Ohër nga gazetarët se a do ta kompromentonte deklarata e ministrit të Jashtëm rus Lavrov nismën e Ballkanit të Hapur dhe se a është Rusia kumbare e këtij projekti.

Rama e quajti Lavrovin “një peshkaqen të një niveli shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore që është i mirënjohur për sarkazmat e tij”.

Ndërsa kritikët e kësaj nisme, Rama i quajti “peshq të Ballkanit të mbyllur, nuk kemi çfarë t’i bëjmë, i kemi në ujërat tona”.

Pyetje: A është Rusia kumbare e Open Balkan?

Edi Rama: Tani, bëhet fjalë për një peshkaqen të një niveli shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, që është i mirënjohur për sarkazmat e tij, e shumë peshq kanë rënë në atë rrjedhën e trukeve të tij, sepse nëse ai do ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur do ishte këtu.

RonaTyra

Si mund të jetë ai mbështetës? SHBA e BE janë këtu sot ai nuk është.

Tani, këtë lloj fabule ose narrative ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur.

Peshqve të Ballkanit të mbyllur nuk kemi çfarë ti bëjmë, i kemi në ujërat tona.

Dhe ne lloje peshqish jemi, por të rrimë tek kjo fauna e detit.

Ballkani i Hapur është për njerëzit, për gjithë njerëzit e kaq.

Të peshkosh në këtë ujin e historive për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën e ngjitje me të ardhmen është kollaj, por s’ka për të funksionuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu