A do largohej Flor Binaj nga Shqipëria? Aktori zbulon një herë e mirë të vërtetën

0
Gjigandi

Florian Binaj është aktori, i cili për një periudhë të gjatë është identifikuar me rolin e tij të “Edi Ramës”, por njëkohësisht është një ndër kritikët më të dukshëm të qeverisë.

Së fundmi në një intervistë për “A-Show”, ai ka treguar se ka marrë shpesh kritika për rolet e tij të humorit që përfshinin personazhe politike.

“Është gjithmonë një grup njerëzish që thonë “ç’punë ke ti me politikën, merru me humorin.” Dhe gjithmonë nuk kam përtuar t’ju kthej përgjigje se: “Nëse qeveria mua më vjedh me fatura, më vjedh me këtë e atë, nuk më shërben, pse të mos merrem me qeverinë”. Sepse nëse unë hesht, i bie që e pranoj. E ke dëgjuar shprehjen e qeveritarëve që “ne do të mbështesim”, atyre që iu rrinë pas. Unë kam vendosur t’i rri përballë qeverisë dhe t’ia them në sy, sepse ai që ta thotë në sy të do. Sepse unë e dua këtë vend.”-tha Binaj.

Gjatë intervistës së tij ai ceku edhe problematikën e largimit masiv të shqiptarëve, ku ai shprehet se shqiptarët në fakt largohen për një jetë normale, jo për një jetë më të mirë.

“Fatkeqësisht jetojmë në një vend ku ata që kanë jetuar jashtë nuk e gjejnë veten të rikthehen prapë këtu. Ata që janë këtu nuk e gjejnë prapë veten këtu. Pra ikin të dyja palët. Ata që jetojnë këtu e kanë shumë të vështirë, janë si ata të cirkut që kanë 100 pjata duhet t’i mbajnë të gjitha duke u rrotulluar. Publiku që në këtë rast është politika, pret që të bjerë një pjatë, të bjerë një tjetër pra që të kapin gafil.”- tha Florjan Binaj.

RonaTyra

Po ai vetë a ka menduar të larghet nga Shqipëria?

“Kush tha që jo. E kam menduar disa herë, e kam pasur një mundësi në vitin 2004, fitova të drejtën e studimit në një Universitet italian, bëra provimin e gjuhës dhe e fitova. Por në atë kohë sa kisha filluar në “Portokalli” dhe bëra disa llogaritje dhe vendosa të rri. Ne të gjithë kemi miq e shokë që po ikin çdo vit mua më ikin 3-4 shokë, dhe nuk është se janë në punë të këqija dhe fitojnë pak. Por është ajo që… ajo që fitojnë këtu nuk ka më vlerë mbrapa, ajo që iu mësojnë fëmijëve nuk është i njëjti rregull që funskionon jashtë. Më së shumti ikin për fëmijët. Nuk është se fitojnë më shumë, por ndihen të vlerësuar. Ato lekë që iu marrin nuk i zë gjumi vonë pse nuk iu kthehet shërbimi”- është përgjigjur aktori.

Sakaq në një analizë që ai i bëri Ramës si figurë politike, ai bëri një paralelizim me “Edi Ramën e Portokallisë”. Kështu ai tha se kur Rama ishte në opozitë publiku duartrokiste por pasi u bë kryeministër publiku mezi priste që dikush të bënte një batutë “që t’ja zhyste.”

“Unë vë re atë zbulimin shkencor që syri sheh atë që do mendja. Dhe syri i tij sheh atë që do mendja e atij por që jo domosdoshmërisht është ajo që ne të gjithë shohim ndjejmë dhe prekim. Syri vetëm sheh, nuk prek, nuk nuhat, nuk shijon. Di të them që e gjithë qeveria, prandaj qeveria shqiptare zgjat jo më shumë se 8 vjet sepse të gjithë e humbin sensin me realitetit. Po të shohësh videot ku bëja kryeministrin Rama para se të fitonte zgjedhjet njerëzit duartrokisnin e ngriheshin në këmbë sepse të gjithë shpresonin që ky do na shpëtojë. Erdhi dhe ajo që vura re ishte që kur dilja unë njerëzit mezi prisnin që dikush të bënte një batutë të ma zhyste mua”– tha Binaj në analizën e tij.
Duke lidhur emisionin e tij të ri investigativ me “Piranjat” në vendin tonë, aktori tha: “Ky vend ka shumë prianja të mira dhe të këqija. Siç ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Ne kemi piranjat e mira që duan të zbulojnë dhjamin që kanë vënë piranjat e këqija në kurriz të njerëzve të ndershëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu