I pyetur lidhur me ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, deputeti Laert Duraj tha se diçka e tillë nuk pritej të ndodhë pasi kishte një vlerësim të mirë për punët e qeverisë.
Në një intervistë televizive ai mohoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama mund t’i besonte një post ministror.
Do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Duraj: Në gjykimin e kryeministrit, por edhe në gjykimin tonë si grup parlamentar, puna e qeverisë është e mirë, kështu që nuk besoj të kemi surpriza për ndryshime në lidhje me kabinetin qeveritar.
Jeni përfolur si një prej emrave kandidatë për post ministror?
Duraj: Nuk e kam dëgjuar me thënë të drejtën, ndoshta profili nga një kompani siç është Posta Shqiptare mund të krijojë aludime të tilla, por deri tani nuk ka diçka të tillë.