Dimri nuk ka ikur ende/ Po vjen vala e re e motit të keq, rrebeshe shiu dhe bore do të godasin këto qytete…

0
Gjigandi

Pas të ftohtit polar me acar dhe ngrica, që i lanë më pas vendin temperaturave të buta, mbrëmjen e sotme thuajse i gjithë territori do të përfshihet nga moti i keq.

Pjesa e parë e ditës ishte nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë, nga Veriu për të zbritur më pas gradualisht në Jug.

Reshjet do të jenë me intensitet jo të lartë, por që në pjesën e Veriut, Verilindjes dhe Juglindjes, do ia lënë vendin borës.

Moti i keq do të jetë kalimtar, pasi nesër pasdite qielli do të hapet. Reshjet e shiut do të rikthehen në ditën e fundit të muajit, më 31 janar. Muaji shkurt, po ashtu do të nisë vrullshëm me mot të ftohë dhe reshje.

RonaTyra
/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu