Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka thënë lamtumirë ngjyrimit të flokëve duke zgjedhur grinë natyrale.
74-vjeçari njihet për flokët e tij biondë dhe abronxaturën gjatë gjithë vitit, por tashmë duket se ndjehet mirë dhe me pamjen “e argjendtë”.
Look-u i ri i Trump u shfaq dje në takimin me gazetarët në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë Rose Garden.
Edhe më parë Trump ka mbrojtur veten nga pretendimet se ngjyra e tij e lëkurës nuk është origjinale, duke thënë “është më mirë nga shumë prej miqve të mi!”
Pas paradës me flokë të bardha mediat sociale reaguan menjëherë.
Në një intervistë me revistën Rolling Stone në 2011, Trump fliste për regjimin e flokëve.
Ai tha: “OK, ajo që unë bëj është, i laj flokët me Head and Shoulders. Më pas nuk i thaj por i lë të thahen vetë, duhet rreth një orë”.
Në një prej mitingjeve të fushatës në North Carolina ai i habiti njerëzit duke thënë se “flokët janë të mitë”.
Trump u tha turmave: “Isha gati të qëndroja këtu në shi duke m’u lagur flokët por më thanë se isha jashtë zonës time. Do ta kisha bërë, të paktën do të kisha treguar flokët e mi të vërtetë”.
Burimi: top-channel.tv