“7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro”/ Tabaku: Na duhet ndryshim

0
Gjigandi

“Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-konfirmimi këtë herë vjen nga KLSH”, shkroi Jorida Tabaku në Facebook.

“Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit. Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarrësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin. Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, të rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje. Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.”
Më tej në postim, Tabaku u shpreh:
“Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri. Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.
RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.
Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë!”

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu