7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

0
Gjigandi

Numri i të huajve që po vizitojnë vendin tonë për qëllime turistike po rritet vit pas viti në Shqipëri, por nga ana tjetër infrastruktura për të ofruar shërbimet e duhura nuk po eocen me të njëjtat ritme, çka po i tremb operatorët turistikë për qëndrueshmërinë e flukseve. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.543.817, duke u rritur me 32,6%, në krahasim me vitin 2021.

Por në të njëjtën periudhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë pësoi rritje të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 persona duke u rritur 40,4%, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9%, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kosova vijon të jetë kryesorja ku për janar-nëntor shqiptarët e Kosovës shënuan shifrën mbi 3 milionë me rritje 20 për qind në raport me 2021-in.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Maqedonia e Veriut dhe Italia me rritje 19 për qind dhe 74 për qind që në numër është 631 mijë dhe 561 mijë hyrje të shtetasve nga këto vende. Të dhëna me të detajuara tregojnë se, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë nga pikat ajrore është rritur me 71,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga pikat detare është rritur me 42,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe, nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Veçmas për muajin dhjetor hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2022, ishin 965,495 persona. Ky tregues rezulton me një rritje 44,7%, krahasuar me Dhjetor 2021. Në Dhjetor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 391.565. Ky numër është rritur me 46,4%, krahasuar me Dhjetor 2021.

Në Dhjetor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri ishte Spanja, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 74,2% dhe Mali i Zi me 70,0%, krahasuar me Dhjetor 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2022, ishin 1.070.394 persona, duke shënuar një rritje me 71,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RonaTyra

Gjatë dhjetorit dolën jashtë vendit 634.998 persona. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 85,2%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2022, janë 435.396. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 55,5%.

Në Dhjetor 2022, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 383.136, duke u rritur me 48,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve që kanë dalë nga pikat ajrore është rritur me 75,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga pikat detare është rritur me 55,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu