Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër.
Në fjalën e tij ai tha se 6 marsi, dita kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet vendore të 6 bashkive, është ditë e shpresës për të ecur drejt fitores së PD.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që të votojnë kandidatin e për kryetar bashkie nga “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia.
Sali Berisha: Të përulem me mirënjohjen time të pakufishme, nderimin më të madh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni dhënë dhe i jepni PD për qëndrimin tuaj të pamposhtur me idealet tuaja fisnike të lirisë. Për vizionin tuaj të kthjellët, të qartë, perëndimorët e kombit shqiptarë. Me 6 mars vota e Shkodrës është votë për shpresën për optimizmin, për besimin për vendosmërinë për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare të PD. Votoni Bardh Spahinë, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë.