555 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Veliaj homazhe te memoriali në shesh

0
Gjigandi

Sot më 17 janar shqiptarët përkujtojnë 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në këtë ditë edhe Bashkia e Tiranës organizoi homazhe në nder të figurës së Skënderbeut.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka vendosur një kurorë me lule në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, pranë memorialit të tij në Sheshin “Skënderbej”.

“Në 555-vjetorin e vdekjes, nderojmë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU! Përulemi me respekt para veprës së tij!” – shkroi ditën e sotme Veliaj. Pasi mbrojti lirinë e popullit dhe kombit shqiptar për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar në Kuvendin e Lezhës.

Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu