5 mënyra për të mbrojtur fëmijët tuaj nga një pedofil

0
Gjigandi

Shumica dërrmuese e pedofilëve nuk duken ashtu siç fëmijët presin të duken. Në studime të bëra me fëmijë, ata të gjithë e dinë se nuk duhet t’u flasin të huajve. Por, kur i pyet se çfarë është një i huaj, është gjithmonë dikush që është i madh, i frikshëm, i pisët dhe i shëmtuar: njerëz që duken sikur do t’ju lëndojnë.

Në të vërtetë, një pedofil shpesh mund të jetë një njeri në dukje normal. Mund të jetë një avokat, mjek, pastor, mësues etj.

Fatkeqësisht, ne jetojmë në një epokë ku shfrytëzimi i fëmijëve është në rritje. Këtu janë 5 mënyra për të mbrojtur fëmijën tuaj nga një pedofil:

1. Bëhuni aktiv në jetën e fëmijëve tuaj. Sigurohuni që të dini se me kë po kalojnë kohën, me cilët të rritur kontaktojnë rregullisht ose çfarë po bëjnë në shtëpinë e një shoku/shoqeje.

2. Gjeni kohë për të marrë pjesë në jetën e fëmijëve tuaj. Pedofilët kërkojnë fëmijë që duket se janë vetëm ose prindërit e të cilëve nuk u kushtojnë shumë vëmendje. Ata marrin pjesë në aktivitete ku janë fëmijët, kështu që përfshirja në jetën e fëmijëve tuaj mund të ndihmojë në ngritjen e një barriere midis fëmijës dhe një pedofili.

RonaTyra

3. Abuzimi dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë. Ky nuk është vetëm një problem i “qyteteve të mëdha”. Jini të vetëdijshëm për njerëzit që jetojnë në komunitetin tuaj dhe shikoni ata që duket se kanë një interes të pazakontë për fëmijët.

4. Sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë emrin e duhur të pjesëve të tyre anatomike.Pedofilët shpesh adoptojnë emra “të lezetshëm” për pjesët “seksuale” të trupit të një fëmije dhe nëse fëmija juaj e di emrin e duhur, mund të parandalojë një sulm seksual. Një fëmijë i ditur projekton fuqi dhe mund të trembë një grabitqar seksual.

5. Dëgjoni intuitën tuaj – Mësojini fëmijët tuaj të dëgjojnë intuitën e tyre. Intuita është një sistem mbrojtës natyror dhe ndërsa rritemi, ajo bëhet më e rafinuar. Ajo është krijuar për të na mbrojtur nga dëmtimi ose situatat e rrezikshme. Sigurohuni që fëmijët tuaj ta kuptojnë këtë – nëse nuk ndihen rehat, të dalin nga ajo situatë. Nëse ndihen të pasigurt për të bërë diçka, mos ta bëjnë. Nëse ata nuk duan të shkojnë me një person të caktuar, mos i detyroni. Mos u kujdesni për mirësjelljen, por mendoni së pari për sigurinë!

Gjëra që duhet të keni parasysh:

1. Nëse fëmija juaj është abuzuar seksualisht, mos e fajësoni. Shpesh herë, dhunuesi do ta bëjë një fëmijë të ndihet sikur ka kontribuar në abuzimin e tij. Një fëmijë nuk është kurrë në faj – të rriturit duhet të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.

2. Ju ndoshta nuk do ta njihni dot një pedofil. Pavarësisht idesë që njerëzit mund të kenë për një pedofil, nuk ka asnjë “pamje” që i përshtatet të gjithëve. Ata vijnë nga një shumëllojshmëri prejardhjesh, profesionesh etj. Jo pak herë, pedofilin e njeh edhe fëmija edhe prindi.

Përshtatur nga Ernie Allen, presidente e Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu