43 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencë, si pasojë e aksidenteve në trafik

0
43 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencë, si pasojë e aksidenteve në trafik
Gjigandi

43 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 4 ditëve të fundit, njofton SHSKUK.

“Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë.

Prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente, ishin, po ashtu, 175 raste ortopedike”,

thuhet në njoftimin e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu