Bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese të disa vendeve çoi sërish në parandalimin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe sekuestrimin e një sasie rekord prej 4.5 tonë kokainë, me destinacion Europën. Droga u kap gjatë një operacioni të policisë dhe gardës civile të Spanjës, në afërsi të ishujve Kanarie.
Ngarkesa me drogë ishte nisur nga porti i Santos në Brazil dhe sipas asaj që shkruajnë këtë të shtunë mediat spanjolle, i përkiste një rrjeti të mafias shqiptare që është e mirë konsoliduar në Amerikën Jugore dhe në provincën e Pontevedra të Spanjës.
Vlera e kokainës së sekuestruar i kalon shifrat e 150 milionë eurove. Gjatë operacionit në pranga ranë 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, 2 shqiptarë dhe të tjerët pakistanezë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.