29 vjeçarja i pret me thikë organin dy dekada pas përdhunimit

0
Gjigandi

Një grua raportohet se ka vrarë e i ka prerë penisin babait të saj që akuzon për përdhunim, kur u konfrontua me të dy dekada pas abuzimeve.

29 vjeçarja Boonyada Chanchuang, pretendon se është abuzuar nga babai i saj Kasem Bunyachon, 58 vjeç, që prej moshës 10 vjeçare, teksa së fundmi mori hak duke e vrarë me thikën e bukës e më pas i preu organet gjenitale në Bangkok, të Tailandës.
Ajo u arrestua dje pasi policia zbuloi pamje të kamerave të sigurisë ku Boonyada shihej që hidhte armën e krimit në një kosh supermarketi.
Teksa shoqërohej për në stacionin e policisë ajo tha për gazetarët: “Kam fjetur mirë mbrëmë … dua që të dënohen të gjithë ata që merren me prostitucionin e fëmijëve”.
Nëna e Boonyada tha në polici se e bija kishte qëndruar për tre vjet me Bunyachon nga mosha 10 vjeçare. Ajo e përshkruante ish-burrin e saj si të dhunshëm dhe akuzonte se “e ka lënduar shumë” Boonyada kur ishte fëmijë.
Ajo tregoi sesi abuzimi i tij e çoi Boonyada drejt varësisë nga droga e alkooli – duke shtuar se mendja e saj ishte “thyer” nga abuzimi me substancat.
“Ajo është bija e një krimineli, asnjë nënë nuk e përballon dot.”
Pas ngjarjes Boonyada u shtrua fillimisht në spitalin mendor Srithanya para se doktorët të vendosnin se ishte në gjendje të përballonte ndjekjen penale.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu