Në ditën e 28-vjetorit të vrasjes nga mafia të gjyqtarit italian Paolo Borsellino, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka kujtuar me një citim të fjalëve të tij.
Meta sjell një pasazh të fjalëve që Borsellino tha në funeralin e prokurorit Giovani Falcone, gjithashtu të vrarë nga mafia, dhe thotë se kjo është arsyeja përsa ai është i pavdekshëm.
“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkruan Meta.
Paolo Borsellino njihet si gjyqtari, i cili ka dënuar anëtarë të mafies siciliane, sëbashku me Giovanni Falcone. Ai u vra në 19 korrik 1992 pranë shtëpisë së nënës së tij nga një bombë në makinën e tij
Burimi: top-channel.tv