28 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

0
28 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 28 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Njoftohet se nga 846 testime të kryera, pozitivë rezultuan 10 qytetarë në Tiranë, 3 qytetarë në Fier, Lushnje, 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Kurse në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 117
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 846

Testime totale 1,785,191
Raste pozitive 274,136
Raste të shëruara 270,272
Raste Aktive 372
Humbje jete 3,492

RonaTyra

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216
Vlorë 56
Fier 39
Elbasan 20
Korçë 16
Berat 13
Durrës 9
Gjirokastër 8
Kukës 2
Shkodër 7
Lezhë 5

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu