21 janari/ Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Berisha pritet të thirret nga SPAK për padinë e dorëzuar lidhur me ngjarjen e 21 janarin 2011. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha e quajti ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.

“A ka mundësi të qëndrojmë te çështja më kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulesiut. Ai ka për detyrë të sillet si bodigard i Edi Ramës. Ai komenton veten. Njeriu direkt përgjegjës për atë që ndodhi, organizator kryesor është vetëm Edi Rama” – deklaroi ai.

Berisha u shpreh se detyra kryesore e mediave është t’i shërbejnë publikut jo ta rrethojnë me mure censure.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu