20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke e çuar në 291 numrin e rasteve aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familje
s”, sipas ministrisë.
Statistika (04 Maj 2022)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 85
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 642
Testime totale 1,808,952
Raste pozitive 275,211
Raste të shëruara 271,424
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 199
Fier 31
Vlorë 15
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Gjirokastër 7
Durrës 5
Kukës 3
Lezhë 3
Berat 2