Dy reperët e njohur, 2 Ton dhe Blleki kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të radhës.
Dyshja e njohur tashmë kanë zbuluar edhe datën e lansimit të këngës përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
ndërsa sot (e hënë), dy rep=artistët kanë publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi i ri përmes llogarive përkatëse në Instagram.
“Nesër, ora 16:00”, ka shkruar 2 Ton sipër mbishkrimit të postimit.
Në hapësirën e komente ishin të shumta reagimet e fansave të cilët padyshim mezi presin projektin e tyre të radhës.
Kujtojmë që 2 Ton ka qenë tejet aktiv gjatë kësaj periudhe si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja, projekti i tij i fundit është “Telefono”.
Ndërkohë, kënga e fundit e Bllekit është “Peru” të cilën e lansoi në fundit të muajit mars dhe deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime në YouTube.
/abc24.al/