​191 infektime të reja me Covid në Shqipëri

0
​191 infektime të reja me Covid në Shqipëri
Gjigandi

191 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Shifra e infektimeve vjen pas 1743 testime të kryera gjithsej, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

72 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnjë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamzë, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Një 70-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë, ndërkohë që në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin, janë 3396 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

RonaTyra

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu