13 vjetori i Shqipërisë në NATO, Peleshi: Kontributi ynë do të shtohet çdo ditë e më tepër

0
13 vjetori i Shqipërisë në NATO, Peleshi: Kontributi ynë do të shtohet çdo ditë e më tepër
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kujtuar sot 13 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi është shprehur se “pavarësisht periudhave të caktuara, vokacioni i popullit shqiptar ka qenë ndër shekuj perëndimor”.

“13 vjet më parë ky vokacion u materializua me anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake që ka njohur bota. Që prej asaj dite, por edhe më herët, trupat shqiptarë kanë shërbyer pothuajse në çdo mision të NATO-s”, ka shtuar Peleshi.

“Kontributi jonë, si një aleat i denjë i Aleancës do të shtohet çdo ditë e më tepër me qëndrimet dhe veprimet tona pro paqes dhe lirisë në botë. Gëzuar 13 vjetorin e Shqipërisë në NATO!”, ka përmbyllur postimin Peleshi.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu