​Thyhet rekordi i rasteve të reja të infeksioneve ditore në botë

0
Gjigandi

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se 230.370 raste të infeksionit të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit në botë, që është një rekord që nga fillimi i pandemisë.

Shumica e infeksioneve të reja janë nga Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Afrika e Jugut, sipas OBSH.
Rekordi i mëparshëm ditor i 228.102 rasteve u vendos më 10 korrik, transmeton KosovaPress. Siç raportohet nga OBSH, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga efektet e infeksionit të ri të koronavirusit mbetet i qëndrueshëm në rreth 5.000.
Sipas shifrave të mbledhura nga Reuters, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit koronavirus arriti në 13 milionë të dielën.
Në shtatë muajt e fundit, nga shpërthimi i pandemisë, më shumë se 565.000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu