Pak para fillimit të seancës plenare, në objektin e Kuvendit të Kosovës janë parë duke hyrë deputetë të partive parlamentare.
Nga PDK kanë ardhur Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Valdete Idrizi, Hajredin Kuçi dhe Uran Ismajli. Ndërkohë që edhe nga VV janë parë duke hyrë në Kuvend Fatmire Kollqaku, Saranda Bogujevci, Gazmend Gjyshinca, deputetja e LDK Lirije Kajrazi dhe Fidan Rekaliu. Po ashtu edhe disa nga deputetët e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Bashkë me të ishin edhe ministrat Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi.
Thirrja e seancës është bërë para formimit të re të Qeverisë Hoti dhe do të diskutojë propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar tash ish-ministrin e Shëndetësisë, për keqpërdorim të parasë publike në kohë të pandemisë, duke i bërë thirrje Prokurorinë që t’i hetojë tenderët e dhënë nga MSH.
Sidoqoftë, edhe Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë tenderët për procedurat e negociuara gjatë kohës së pandemisë.
Ky institucion i udhëhequr nga Arben Vitia, të njëjtën kërkesë e bëri dy herë nga Policia e Kosovës dhe nga Autoriteti i Konkurrencës.
Burimi: top-channel.tv